Mposhti Tiranën, Çela: Më pëlqeu agresiviteti i skuadrës, ekipi do rritet akoma

schedule16:28 - 20 Shkurt, 2022

schedule 16:28 - 20 Shkurt, 2022

Kastrioti bëri surprizën e javës duke mposhtur Tiranën në Kamëz, një fitore kjo shumë ë rëndësishme për mbijetesën.

Agresiviteti i skuadrës krutane bëri të mundur “dorëzimin” e bardhebluve, të cilët nuk prisnin të gjenin përballë një kundërshtarë të tillë.

Pas ndeshjes trajneri Emiliano Çela, theksoi se falenderon lojtarët për lojën  e zhvilluar, ndërsa nga ana tjetër iu kërkon tifozëve të jenë më të qetë pasi një episod dënon ekipin e tyre të zemrës.

“Ne kemi punuar vazhdimisht për t’u përmirësuar si ekip dhe sidomos te disa futbollistë, që kishin pak minuta në këmbë. Unë mendoj se Hasani nuk është akoma në më shumë se 60-70% të nivelit të tij. E presim të përmirësohet akoma më shumë. Sa i përket brazilianit Kaina, mund të them se ka masë muskulore të madhe dhe i duhej pak për të arritur ritmin e duhur. Mendoj se do të përballemi si të barabartë me çdo kundërshtar.

Nuk kemi pasur synim të acarojmë kundërshtarin, por thjesht ishim agresivë në të gjithë fazat e lojës. Pasi kaluam në avantazh, sigurisht që do të punonim për ta dërguar lojën aty ku donim ne.

Më vjen keq për atë që ndodhi me Gjumsin, pasi janë episode që nuk duhet të ndodhin absolutisht, Unë shkova poshtë tribunës dhe u kërkova tifozëve të mos na prishin punë. Ne jemi profesionistë dhe një papërgjegjshmëri e dikujt, na prish punë. Megjithatë një incident i ngjashëm na ndodhi edhe neve me Nezirin, poshtë tribunës së tifozëve të Tiranës”, ka theksuar tekniku i krutanëve. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!