Mposhti për herë të dytë Guardiolën, Solskjaer tregohet modest pas derbit

schedule20:52 - 8 Mars, 2020

schedule 20:52 - 8 Mars, 2020

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, u bë trajneri i tretë që e ka mposhtur Pep Guardiolën në të dy sfidat e Premier League gjatë një sezoni, pas Antonio Conte me Chelsean dhe Nuno Santo me Ëolverhampton.

Pas fitores 2-0 të “Djajve të Kuq”, Solskjaer u tregua modest me deklaratën e tij, duke thënë: “Ndjejmë se po përmirësohemi si skuadër. Po ndjejmë gjithashtu se dhe tifozët janë afruar dhe po na mbështesin.

Po përmirësohemi dita-ditës, gjithçka po ecën në rrugën e duhur. Nuk humbin prej 10 ndeshjes, por jemi sërish në vend të pestë. Na duhen pikë, duhet të kapim Chelsean dhe Leicesterin, më pas të shohim. Këto ishin thjesht tre pikë”, tha Solskjaer./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!