Mposhti Liverpool, një rast me Covid prish atmosferën pozitive tek Atalanta

schedule18:57 - 27 Nëntor, 2020

schedule 18:57 - 27 Nëntor, 2020

Atalanta siguroi një fitore të madhe të mërkurën në Champions League. Ekipi italian mposhti 0-2 Liverpool në “Anfield”, një sfidë ku Berat Gjimshiti ishte ndër më të mirë në fushë.

Tani do të tentohet rikthimi te fitorja në kampionat pas dy barazimeve me Interin dhe Spezian. Bergamaskët presin nesër (20:45) në shtëpi Hellas Verona, takim për javën e nëntë të Serie A.

Një prej lojtarëve të Atalantës ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe ai është Aleksej Miranchuk. Një lajm i keq për trajnerin Gasperini, teksa mesfushori ofensiv rus ka nisur menjëherë karantinën.

Në komunikatën zyrtare, Atalanta bën të ditur se të gjithë pjesëtarët e klubit do t’i nënshtrohen tamponëve mbrëmjen e sotme, me shpresën që të mos ketë lojtarë të tjerë të infektuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!