Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, George Frendo ja ka dalë që të mposhtë betejën me Covid 19.
Pas shërimit pritet që ai nesër të kthehet në Shqipëri, presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, pasi është shëruar totalisht nga Covid 19. Kujtojmë se Mons. George Frendo qëndroi për 33 ditë në spital, ndërsa gjendja e tij shëndetësore pasi fitoi betejën me virusin e rrezikshëm paraqitet e mirë.
Madje, pritet që George Frendo te celebrojë Meshën e Krishtlindjeve më 24 Dhjetor ora 20.00. Mesha do të zhvillohet në zbatim të kushteve të Pandemisë.
“Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që e kanë uruar për shërim sa më të shpejt dhe janë lutur për të. Po ashtu – përshëndes përzemërsisht grigjën time shumë të dashur”.
Ishte ky mesazhi i parë falënderues i Imzot Frendo, nga Kuvendi i Fretërve Françeskan Kapuçin në Bari ku edhe u kurua./abcnews.al