Mozzik bën gjestin e veçantë për të rinjtë në burgjet e Kosovës

schedule08:49 - 27 Gusht, 2020

schedule 08:49 - 27 Gusht, 2020

Në fund të muajit Korrik, Mozzik publikoi albumin që mban titullin “Mozzart”, dhe pak ditë më pas ndërmori një tur nëpër Kosovë për të shpërndarë CD falas për fansat e tij, për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19.  Por, qeveria e Kosovës anuloi turin me arsyetimin se nga grumbullimet masive rrezikohet jeta e qytetarëve.

Megjithatë, krijuesi i hitit “PP” premtoi se do të gjente një mënyrë tjetër për të bërë të mundur shpërndarjen e albumit. Së fundmi, reperi ka bërë një gjest mjaft të veçantë, i cili ka vendosur të shpërndajë CD-të në disa nga burgjet e Kosovës. Mozzik ka postuar një video në rrjete sociale, teksa ka vizituar të rinjtë, krahas së cilës shkruan:

 

View this post on Instagram

 

Tė gjithë nuk e patëm fatin e njejtë ! Sot vizitova të gjithë të miturit në Qendrën Edukuese Korrektuse në Lipjan ,vazhduam në burgun e Lipjanit dhe në burgun e Smrekonicës pashë të rinjët. Shpreha vullnet e me shumë dashuri ua dhashë nga një album(cd) timin,ngaqë këta janë edhe ndëgjues të flaktë të muzikës sime. Rruga që zgjodhën shumë të rinjë nuk ishte e lehtë andaj sot vuajnë denimet nga veprimet e gabimet e tyre. Pendimi e përmirësimi i të kaluarës është vyrtyt i lartë i njeriut. Shkëmbyem fjalë e pyetje dhe përgjigje sa patëm mundësi. Ju thashë për fund paçi shëndetin e iu pafsha në liri sa më shpejtë! #Mozzart #freeallmybrothers ❤️

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on

Të̇ gjithë nuk e patëm fatin e njëjtë! Sot vizitova të gjithë të miturit në Qendrën Edukuese Korrektuse në Lipjan, vazhduam në burgun e Lipjanit dhe në burgun e Smrekonicës pashë të rinjtë. Shpreha vullnet e me shumë dashuri ua dhashë nga një album(cd) timin, ngaqë këta janë edhe ndëgjues të flaktë të muzikës sime.

Rruga që zgjodhën shumë të rinj nuk ishte e lehtë andaj sot vuajnë dënimet nga veprimet e gabimet e tyre.
Pendimi e përmirësimi i të kaluarës është virtyt i lartë i njeriut. Shkëmbyem fjalë e pyetje dhe përgjigje sa patëm mundësi. Ju thashë për fund paçi shëndetin e iu pafsha në liri sa më shpejtë!“, shkruan reperi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!