Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mozaiku i Tiranës/ Tërheq turistët që zbulojnë trashëgiminë kulturore e historike

schedule12:08 - 29 Qershor, 2025

schedule 12:08 - 29 Qershor, 2025

Në mesin e pallateve të diktaturës dhe ndërtimeve të reja pas viteve 90 ndodhet një nga sitet arkeologjike më të veçanta në Shqipëri, mozaiku i Tiranës, si dëshmi e vendbanimit të hershëm në Tiranë. Ky mozaik është një nga atraksionet më të veçanta të kryeqytetit, ndërsa me restaurimin e tij pritet të kthehet në një nga pikat kyçe të hartës turistike të Tiranës.

Monumenti i trashëgimisë kulturore i kategorisë së parë ndodhet pranë zonës së Zogut të Zi.

Këta dy të rinj vizitojnë Shqipërinë për herë të parë. Një nga ndalesat e tyre gjatë vizitës në kryeqytet ishte edhe mozaiku i Tiranës.

“Kemi ardhur nga Danimarka. Do të qëndrojmë dy ditë në Tiranë dhe më pas do të shkojmë në plazh, Durrës dhe Vlorë. Tirana është qytet shumë interesant, ka një kombinim të godinave të vjetra me ato moderne.”

“Këtë sitin arkeologjik e zbuluam krejt rastësisht, teksa ishim duke ecur këtu pranë. Nga jashtë rrethimit dukej shumë interesant, një vendbanim antik dhe u bëmë kurioz për ta parë nga afër.”

Mozaiku i Tiranës u zbulua në vitin 1972. Gjatë punimeve për ndërtimin e bllokut partizani u gjetwn rrwnojat antike.

“Është një pasuri e rrallë kulturore, jo vetëm për Tiranën. Ky mozaik daton pas shek. Të III pas Krishtit, përfaqeson një vilë dhe ka një gjurmë paleokristiane. Është zbuluar kisha dhe ka gjurmë të kahershme romake. Janë zbuluar stelat e varrit, amorfa.”

Monumenti arkeologjik më i vjetër i Tiranës i është nënshtruar një restaurimi, duke krijuar kushtet për ta kthyer atë në një hapësirë të përshtatshme për t’u vizituar, por duke rajtur gjithashtu vlerat e trashëgimisë kulturore që përfaqëson.

“Është bërë dhe një strëhë që e mbron mozaikun nga të gjithë agjentët atmoaferikë.”

Hapësira e re e krijuar, është krijuar për të shërbyer jo vetëm si muze, por edhe si qendër edukimi për të gjitha grupmoshat.

“Të gjithë mozaikët, si në formë fizike dhe dixhitale të sillen këtu dhe të gjithë turistët t’i shohin e njohin. Kurse ketu jemi me fazën e tretë, praktikisht në katin e dytë të ndërtesës dhe ata që merren me trashëgiminë kulturore mund të vinë dhe të organizojnë seminare të ndryshme.”

Vizitorët më të shpeshtë të mozaikut të Tiranës janë turistët e huaj, por edhe studentët. Aktualisht hyrja është falas, ndërsa së shpejti do të përcaktohet edhe një tarifë, ndërsa kërkesat për të vizituar thesarin arkeologjik më të çmuar të historisë antike të Tiranës janë të larta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!