Jose Mourinho ka një dëshirë për të ardhmen e tij: pankina e Realit te Madridit. Portugezi ka refuzuar me “mirësjellje” oferta të ndryshime nga klube si Milani, Lillë, Wolfsburg, Schalke dhe Monaco. Ai e ka të qartë që nën urdhra duhet të ketë një ekipe me pretendime.
“Goal.com” raporton se Mourinho është i vendosur të presë Realin. Më parë ka pritur më kot që ekipe si Juventusi, PSG dhe Bayern Munich t’i bënin një ofertë. Gjithashtu edhe opsioni Tottenham ra më parë, teksa u mendua se Pochettino do të kalonte në Spanjë te Reali.
Pozicioni i Zidane te spanjollët është lëkundur kohët e fundit dhe Mourinho po qëndron në gatishmëri për të pritur momentin e tij. Portugezi shikohet si favoriti për të marrë drejtimin e Realit nëse Florentino Perez vendos ta shkarkojë francezin. /abcnews.al