Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, foli për mediet britanike sa i takon objektivit që ka skuadra e tij, një vend mes katër më të mirave në Premier League. Strategu portugez pranoi se kur erdhi në fillim te Tottenham, nuk besonte te katër vendet e para, por tani ka optimizëm në kampin londinez.
“Kam ardhur këtu me -12 pikë. -12 pikë nuk janë pak. Nëse do të më thoshit që pas disa ditësh, do të ishim vetëm -3 pikë nga zona Champions, nuk do iu besoja. Ne shkuam -3 pikë dhe kishim mundësinë edhe të arrinim zonën Champions.
Nuk e besoni sa e vështirë është, pasi nuk do t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. As kundërshtarët nuk do t’i humbin të gjitha ndeshjet e tyre. Kur të fillojmë sezonin tjetër me të njëjtin numër pikësh si ekipet e tjera, do të jetë histori totalisht ndryshe”, përfundoi Jose Mourinho./abcnews.al