Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, ka folur për mediet britanike sa i takon reagimit të tij në sfidën kundër Manchester City, video që u bë menjëherë virale. Mourinho tha se kjo video e tij është bërë virale për arsyet e gabuara dhe si çdo njeri tjetër, edhe ai ka emocione gjatë një takimi.
“E di, e pashë që video u bë virale. Në sezonin 2004/05, u mundova të marr një pajisje për të parë rastet gjatë ndeshjes, por më dënuam. Sot, na lejohet t’i shikojmë këto raste me aparatura të ndryshme që kemi në stol dhe kur i pashë rastet, mu desh të reagoja.
Video ime i bë virale për arsyet e gabuara, si çdo njeri tjetër dhe unë kam emocione dhe reagoj gjatë një takimi. Epo, çfarë të bëjmë, kështu është koha tani”, tha trajneri portugez./abcnews.al
Fourth Official’s mic picked up what José Mourinho and Joao Sacramento said in their rant ? #COYS pic.twitter.com/yxTULtsfGg
— Paxton Lower (@PaxtonRoadLower) February 2, 2020