Manchester United shkarkoi Jose Mourinhon 18 dhjetorin e vitit 2018 dhe “Special One” ka pritur gati dy vite për t’u hakmarrë ndaj veprimit të drejtuesve të klubit të famshëm anglez.
Tottenhami i “Special One” triumfoi 1-6 ditën e sotme në “Old Trafford”. Një sukses historik për Spurs, teksa trajneri portugez tha këto fjalë pas ndeshjes.
“Skuadra u tregua e guximshme dhe në të njëjtën kohë e sigurt. Reagimi ynë pas golit të tyre ishte i shkëlqyer, ishim të pabesueshëm në pjesën e parë.
Kënaqësia nuk ka të bëjë shumë me rezultatin, por me performacën tonë. Presidenti Levy dhe drejtuesit na kanë përforcuar shumë krahasuar me sezonin e kaluar.
Ambicia jonë duhet të jetë fitimi i të gjithë ndeshjeve. Nuk e pashë rastin e penalltisë së United, ama di të them që ata mund ta mbyllnin ndeshjen me 8 lojtarë.
Kishte edhe raste të tjera për kartonë të kuq. Gjithsesi, e vlerësoj veprimin e arbitrit Taylor, do të ishte shkatërruese për ta po t’i ndëshkonte me të tjera të kuqe“, deklaron Mourinho. /abcnews.al