Jose Mourinho është trajneri më i përfolur i momentit, pasi supozohej se portugezi do të rikthehej në stolin e Real Madridit për të pasuar Zinedine Zidane, i cili është në presion të madh. Megjithatë, pas shumë ditësh spekulime, vetë Mourinho ka vendosur të hedhë dritë mbi të ardhmen e tij, duke thënë se nuk e ka ndërmend rikthimin te Reali. Në një intervistë të tij, strategu portugez u shpreh:
“Nuk më pëlqen aspak rikthimi në stolin e Realit të Madridit, pasi aktualisht e kanë një trajner. Nuk është një trajner dosido, kështu që nuk duhet të flasim për këtë gjë. Rikthimi im në futboll do të jetë atëherë kur të jetë”, tha Mourinho për “Mundo Deportivo”./abcnews.al