Mourinho sulmon De Gean: Nuk e meritonte kontratën e re me United!

schedule16:10 - 22 Shtator, 2019

schedule 16:10 - 22 Shtator, 2019

Jose Mourinho ka qenë i ftuar në studiot e Sky Sport, ku ka analizuar takimet e sotme të Premier League, si dhe ka folur për disa tema të tjera. Tekniku portugez u pyet në lidhje me David De Gea, i cili pak ditë më parë, rinovoi kontratën me Manchester United, duke u bërë një nga futbollistët më të paguar në Europë.

Në fjalën e tij, Mourinho tha: “De Gea nuk e meritonte atë kontratë të re. Manchester United ka gabuar duke i ofruar një rrogë shumë të majme. David nuk kishte ku të shkonte, të gjitha dyert për të u mbyllën. Reali mori Courtois, Barcelona ka Ter Stegen, PSG firmosi me Navas. Manchester United mund të rinovonte edhe më me pak para se aq”, tha mes të tjerash ish-trajneri i “Djajve të Kuq”.