Mourinho: Portugalia deri më tani ka luajtur me 10 lojtarë, Bruno Fernandes duhet të duket

schedule10:37 - 23 Qershor, 2021

schedule 10:37 - 23 Qershor, 2021

Mbrëmjen e sotme Portugalia diskuton fatin e saj në Europian në ndeshjen ndaj Francës në Budapest. Luzitanëve i duhet minimalisht një barazim, por edhe ky rezultat është i vështirë duke parë kundërshtarin përballë.

Për ndeshjen e sotme ka folur Mourinho, që në fakt e ka personale me Bruno Fernandes. Sipas trajnerit të Romës, ylli i United, ka qenë “fantazmë” në fushë. “Special One ka elozhe edhe për Bukayo Saka.

“Portugalia me potencialin e saj të plotë mund të mposhtë këdo, edhe Francën. Por duhet të luajmë më 11 lojtarë. Në dy ndeshjet e para Bruno Fernandes ishte në fushë, por nuk luante.

Shpresoj që të ndryshojë gjatë Francës sepse ai është një lojtar me potencial të jashtëzakonshëm. Saka super me Çekinë? Nuk ka lidhje i ri apo i vjetër. Bëhet fjalë për talentin, cilësinë, personalitetin dhe përvojën.

 

Djali është i ri, por ka përvojë në një klub të madh dhe kampionatin më të mirë në botë. ai është shumë i talentuar, shumë i sigurt, mund të luajë në shumë pozicione”, tha ndër të tjera Mourinho. /abcnews.al