Tottenham kishte humbur tre ndeshjet e fundit në kampionat dhe sot nuk mund të gabonte përballë WBA. Ashtu ndodhi, Harry Kane dhe Son shënuan në pjesën e dytë dhe djemtë e Jose Mourinhos fituan 2-0 ndaj skuadrës që renditet e parafundit në Premier League.
Trajneri i ekipit londinez analizoi fitoren, duke vlerësuar në maksimum reagimin e Tottenham. “Zhvilluam një ndeshje të madhe, nuk mund të humbnim katër takime radhazi. Më pëlqeu shumë angazhimi, impenjimi, dëshira për fitore dhe fakti që djemtë luajtën të bashkuar.
Mendoj se kam lojtarë të aftë në ekip, shumë të aftë. Duhet të kishim shënuar që në pjesën e parë, por nuk ia dolëm. Nuk u futëm në presion dhe në pjesën e dytë u futëm në fushë të bindur që do të shënonim. Zhvilluam një lojë solide, por djemtë e mi luajtën me zemër“, deklaroi “Special One”. /abcnews.al