Jose Mourinho nuk e ka harruar Vedat Muriqin. Trajneri i famshëm ka mbetur i befasuar nga paraqitjet e bomberit nga Prizreni, si me Fenerbahcen ashtu dhe me Kosovën. Harry Kane është me valixhe gati dhe “Special One” sheh Muriqin si pasardhësin e tij në sulmin e Tottenham.
Fanatik raporton se klubi londinez ka paraqitur një ofertë zyrtare prej 25 milion eurosh për 25-vjeçarin, i cili këtë sezon ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 4 asiste në 24 ndeshjet që ka nisur si titullar me “gjigantin” turk.
Muriqi pëlqehet edhe nga Lazio dhe Igli Tares i duhet të bëjë një tjetër ofertë për ta bindur që të pranojë Serie A në vend të transferimit në ishull, aty ku e pret një mjeshtër si Jose Mourinho. /abcnews.al