Mourinho: Ndëshkimi i Juventusit është qesharak, më vjen keq për Allegrin

schedule17:03 - 23 Maj, 2023

schedule 17:03 - 23 Maj, 2023

Gjykata e Apelit e federatës italiane ka dënuar Juventusin duke i hequr 10 pikë për shkak të shkeljes së rregullave financiare.

Jose Mourinho-s iu kërkua të komentojë këtë vendim, pas barazimit të Romës në shtëpi ndaj Salernitana-s (2-2).

Trajneri portugez e cilësoi të gjithë historinë si “qesharake”, pasi ky vendim vjen dy javë përpara përfundimit të Serie A dhe ndërkohë që shumë skuadra, si Roma, gjatë gjithë periudhës së mëparshme lëvizën në garë në bazë të rezultatit pa ndëshkimin e Juventusit.

“Për mua është qesharake, duke e ditur që na kanë mbetur edhe dy ndeshje, për të gjithë, edhe për Juventusin. Nëse vendimi do të ishte marrë para ndeshjes kundër Monzas, kundër Bolonjës, qasja jonë do të kishte qenë ndryshe. E dinim që Juventusi mori pikët, ne vendosëm të gjithë peshën tonë në Evropë. Më vjen keq për Allegrin dhe lojtarët e tij, por liga ka ndryshuar pak”, tha Jose Mourinho. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!