Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mourinho: Na mungoi ambicia, zemërohesh kur nuk e fiton këtë lloj ndeshje

schedule08:12 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 08:12 - 28 Dhjetor, 2020

Tottenham ishte afër marrjes së fitores në një fushë të vështirë si ajo e Wolves, por “Ujqit” gjetën golin në minutat e fundit dhe takimi përfundoi në barazim 1-1.

Një rezultat që ka lënë shije të hidhur te Jose Mourinho, aq më tepër që Spurs kaluan në avantazh që në minutën e parë. Trajneri portugez analizoi takimin e mbrëmjes së kaluar, ku ndër të tjera tha:

Një pikë ndaj Wolves normalisht nuk do të ishte e keqe, pasi ata janë një ekip i fortë. Por të shënosh gol në minutën e parë dhe të kesh 89 minuta të tjera kohë për të mbyllur ndeshjen dhe të mos e bësh, atëherë zemërohesh.

Ekziston ndjenja e zhgënjimit. Tani kemi një mundësi tjetër ndaj Fulham, që është një skuadër që po luan mirë. Do të jetë një sfidë e vështirë. Kemi luajtur kohët e fundit me ekipe të mëdha, tani nuk do e kemi të thjeshtë ndaj Fulham dhe Leeds.

E njoh mirë skuadrën time, askush nuk e njeh më mirë se unë. Ndaj Wolves na mungoi diçka: ambicia për të bërë diçka më shumë“, deklaron Jose Mourinho. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!