Mourinho merr lajmin e mirë, ylli i Tottenham gati për të zbritur në fushë

schedule09:18 - 16 Maj, 2020

schedule 09:18 - 16 Maj, 2020

Harry Kanë qëndron jashtë fushe prej ditëve të para të janarit. Dëmtimi i bomberit dhe kapitenit të Tottenham, ishte i rëndë dhe skuadra e Jose Mourinhos e ka ndjerë shumë mungesën e tij.

Gjithsesi, 26-vjeçari ka lënë pas krahëve periudhën e errët dhe është rikuperuar. Kane sqaron gjendjen e tij dhe konfirmon se do të jetë gati të luajë në deklaratën e dhënë për Sky Sport UK.

Ndodhesha mirë edhe përpara pezullimit të kampionatit, por tani jam rikuperuar plotësisht. Nuk e ndala stërvitjen gjatë kësaj kohe, jam përgatitur në seancat e zhvilluara online, por kam bërë edhe stërvitje shtesë për gjurin.

Javën e fundit jemi stërvitur individualisht në fushë me një anëtar të stafit teknik. Është ndjesi e bukur rikthimi i prekjes së topit. Unë do të jem gati për të luajtur kur të nisë  kampinati, qoftë pas një muaji, dy apo tre muajsh”, thekson Kane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!