Mourinho me dhimbje koke, i dëmtohet ylli i ekipit

schedule21:13 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 21:13 - 2 Dhjetor, 2021

Pas Pellegrinit Mourinho humbet një tjetër lojtar, raporton Calciomercato.com.

Stephan El Shaarawy pësoi dëmtim të marrë dje, në ndeshjen e humbur ndaj Bolonjës.

Ekzaminimi zbuloi një dëmtim në pulpën e djathtë.  Sulmuesi do të vlerësohet në ditët në vijim, por me siguri do të mungojë në tre ndeshjet e ardhshme duke përfshirë Roma-Inter të shtunën.

Prandaj ka shumë të ngjarë që El Shaarawy të kthehet në fushë vetëm në vitin 2022 pas pushimit të Krishtlindjeve. /abcnews.al/