Pas Pellegrinit Mourinho humbet një tjetër lojtar, raporton Calciomercato.com.
Stephan El Shaarawy pësoi dëmtim të marrë dje, në ndeshjen e humbur ndaj Bolonjës.
Ekzaminimi zbuloi një dëmtim në pulpën e djathtë. Sulmuesi do të vlerësohet në ditët në vijim, por me siguri do të mungojë në tre ndeshjet e ardhshme duke përfshirë Roma-Inter të shtunën.
Prandaj ka shumë të ngjarë që El Shaarawy të kthehet në fushë vetëm në vitin 2022 pas pushimit të Krishtlindjeve. /abcnews.al/