Mourinho: Maradona më karikonte sa herë humbisja, për një gjë më vjen inat

schedule17:39 - 27 Nëntor, 2020

schedule 17:39 - 27 Nëntor, 2020

Jose Mourinho ndihet keq që nuk ka kaluar më shumë kohë me Diego Armando Maradonën. Legjenda e futbollit botëror, humbi jetën ditën e mërkurë, teksa trajneri portugez zbulon se argjentinasi karizmatik e merrte gjithmonë në telefon… sa herë që “Special One” humbiste.

Nuk di çfarë të them, më vjen tmerrësisht keq për vdekjen e Diegos. E kam takuar në 6-7 raste, ai erdhi të ndiqte disa seanca stërvitore kur isha trajner i Interit dhe Real Madrid. Më pas jemi parë edhe në disa ceremoni të organizuara nga FIFA.

Ndihem keq që nuk kam kaluar më shumë kohë me të. Nuk mungonte kurrë telefonata e tij kur humbisja, në fitore nuk e bënte. Ai bëhej i gjallë gjithmonë në momente të vështira. ‘Je më i miri Jose, mos u shqetëso‘, më thoshte Diego. Është një legjendë, do të më mungojë shumë“, përfundon trajneri i Tottenham. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!