Duhet të harrohet sa më shpejt ajo që ndodhi herën e kaluar.
Nuk kanë rrjedhur më shumë se tri javë dhe Reali kthehet sërish në atë që mund ta quajmë “vendin e krimit”, në “Stadiumin e Dritave” në Lisbonë, ku pësoi disfatën 4-2 në Champions.
Ish-trajneri plot polemika I “los blankosve”, Zhoze Murinjo, i shkaktoi një dëshpërim të madh skuadrës numër 1 në historinë e futbollit.
Humbja pati pasoja, pasi madrilenët nuk u kualifikuan dot direkt në raundin e dytë, por do t’u duhet plej ofi, dhe ky raund nis pikërisht sonte, e pikërisht në fushën e Benfikës.
Skuadra e madhe spanjolle mbërriti në kryeqytetin e Portugalisë që e priti me indiferencë në këto ditë dimri të mbushur me shi e përmbytje.
Yjet “merenges” u stërvitën siç duhet dhe trajneri Arbeloa ka si lajmin kryesor rikthimin e Kilian Mbapesë.
Ylli më I madh I ekipit mbetet në dyshim për shkak dëmtimi, por besohet se është në dispozicion.
Të kthyer janë Rydiger dhe Aleksanër Arnold, por Raul Asensio, Belingham, Militao dhe Rodrigo nuk mund të llogaritën.
Përtej gjithçkaje, 15 herë kampionët e Europës duan rezultat pozitiv për të arritur kualifikimin në sfidën e dytë në “Santiago Bernabeu”.
“Revansh në Lisbonë”, është ajo që kërkon e përditshmja “Marka”: Një Madrid I përmirësuar viziton Benfikën që e mundi 3 javë më parë!
Gazeta tjetër e kryeqytetit “AS” thekson se Reali shkon në Lisbonë si lider I La Ligës, ndërsa kërkon hakmarrjen, me Mbapenë që është I riaftësuar!
Po Benfika?
Murinjo, pavarësisht se fitoi 3 javë më parë, e di se Madridi mbetet tepër I rrezikshëm.
Për më tepër, Benfika ka shumë mungesa, të paktën pesë, ndërsa parashikimet janë të gjitha për spanjollët. / abcnews.al /


