Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mourinho: Jemi super ndaj ekipeve “big”, më gëzon fakti që nuk pësuam

schedule22:59 - 6 Dhjetor, 2020

schedule 22:59 - 6 Dhjetor, 2020

Tottenham fitoi 2-0 ndaj Arsenalit ditën e sotme. Golat e Son Heung-Min dhe kapitenit Harry Kane, i dhuruan fitoren në derbin e Londrës ekipit të Jose Mourinhos.

“Gjelat” vazhdojnë të kryesojnë Premier League bashkë me Liverpool, teksa trajneri portugez nuk e fshehu kënaqësinë e tij në prononcimin e dhënë pas ndeshjes.

Sigurisht që ndihemi të lumtur. E kontrolluam ndeshjen dhe u shfaqëm shumë solidë. Në pjesën e dytë Arsenali na krijoi disa probleme, ata janë një skuadër e shkëlqyer dhe Arteta është trajner shumë i mirë.

Ia dolëm të mbanim portën e paprekur, ky ishte një tjetër objektiv që i kishim vendosur vetes. Kemi marrë shtatë pikë ndaj Manchester City, Chelsea dhe Arsenal.

Tani kemi ndeshjen ndaj Crystal Palace, por nuk ekziston asnjë garanci se do fitojmë. Na duhet të punojmë shumë dhe të përgatitemi mirë për këtë takim“, deklaron Mourinho. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!