Jose Mourinho dëshiron të vazhdojë rolin e trajnerin në mesin e elitës. Një dëshirë që ishte bërë e qartë në deklaratat e tij të fundit dhe që portugezi, sipas “Correire dello Sport”, e përsëriti në një takin të rëndësishëm ballë për ballë në Londër.
Trajneri i Romës takoi një delegacion nga Arabia Saudite, të kryesuar nga presidenti i Al Ahli. Skuadra e Jeddah dëshiron të forcojë imazin e saj me trajnerin portugez dhe të vendosë një shumë stratosferike me para në tavolinë. Ideja është e një projekti afatgjatë, i cili gjithashtu do ta bëjë Mourinhon ambasador ndërkombëtar për futbollin saudit.
Gazeta italiane flet për një kontratë të paktën dyvjeçare me shifra faraonike, si për të ashtu edhe për stafin e tij stërvitor, por gjithçka lë të kuptohet se përgjigja do të jetë e njëjtë me atë që dha për stolin e ekipit saudit.
Mourinho, përveç surprizave të mëdha, do të vazhdojë te Roma, një klub që mund të largohej vetëm PSG-në, Real Madrid apo ndoshta Newcastle. Ndërkohë, Mou është ende në pritje të përforcimeve në merkato për skuadrën e tij.
Për të, Arabia Saudite mund të presë, pasi aktualisht “The Special One” nuk është i interesuar./h.ll/abcnews.al