Jose Mourinho e ka fituar 2 herë trofeun e Champions League: me Porton (2004) dhe me Interin (2010). Portugezi është një ndër trajnerët më fitues të kësaj epoke.
“Special One” vlerëson shumë Zlatan Ibrahimovic, edhe pse suedezi nuk ka provuar kurrë të triumfojë në Champions League, teksa zbulon se çfarë e bën një trajner të madh.
“Champions League është kompeticioni më i rëndësishëm për klube. Të fitosh atë trofe do të thotë të kesh shkruar historinë, por shumë trajnerë të mëdhenj nuk ia kanë dalë ta fitojnë.
Ka raste kur ndodh edhe me lojtarët një gjë e tillë. Për mendimin tim, lojtari më i jashtëzakonshëm i 20 viteve të fundit është Zlatan Ibrahimovic.
Mbetet akoma fantastik, edhe pse është 39 vjeç dhe nuk e ka fituar kurrë Champions League. Mund të të ndodhë, por kjo nuk do të thotë se nuk je trajner apo lojtar fenomenal.
Triumfet në kampionatet më të forta janë ata që e ngrenë një trajner në nivel superiore me të tjerët“, deklaron trajneri i Tottenham. /abcnews.al

