Manchester City nuk u dënua nga UEFA me dy vite pezullim nga kompeticionet europiane, duke ia hedhur thjesht me një gjobë prej 10 milion eurosh. Klopp dhe Mourinho nuk e quajtën të drejtë këtë vendim, ndërsa Guardiola, është hedhur menjëherë në kundërsulm…
“Dua t’iu them njerëzve të na shikojnë në sy për të thënë atë që mendojnë, të flasim ballë për ballë. Luani kundër nesh në fushë dhe mos hezitoni të na mundni aty. Nëse e bëni këtë, ju japim dorën dhe ju përgëzojmë.
Rivalët u mundën jashtë fushës, duhet të zbresin në fushë dhe të na mundin ne, si sportistë të vërtetë. Nëse kemi bërë diçka gabim si klub, e pranojmë dënimin nga UEFA, FIFA, apo kushdo që të jetë. Dje nuk ishte një ditë e keqe për futbollin, ishte një ditë e madhe. Jose (Mourinho) dhe trajnerët e tjerë duhet ta dinë se ne jemi pala e dëmtuar dhe duhet të na kërkojnë falje”, u shpreh Guardiola./abcnews.al