Jose Mourinho ka një lidhje speciale me Marouane Fellaini. Trajneri portugez ka punuar me mesfushorin belg te Manchester United dhe dëshiron të punojë sërish me të te Tottenham.
32-vjeçari u transferua në Kinë janarin e kaluar dhe zgjodhi Shandong Luneng për të vijuar karrierën. Fellaini flet për Eleven Sports rreth interesimit të “Special One” dhe mundësisë për t’u rikthyer në Premier League
“Jose është një person i veçantë për mua. Bisedojmë shpesh së bashku dhe i uroj më të mirën në aventurën që ka nisur me Tottenham. Unë ndihem mirë te Shandong, jam i lumtur këtu ku jam“, thekson mesfushori belg. /abcnews.al