Jose Mourinho e pëlqen profilin e Granit Xhakës dhe po bën maksimumin për ta sjellë në Romë. Arsenal kërkon rreth 25 milionë euro për kartonin e kapitenit të Zvicrës, por italianët shpresojnë ta mbyllin për të paktën 15 milionë euro.
Anglezët nuk lëvizin nga pretendimet për Xhakën, por Roma ka një tjetër plan për t’i bërë të lëshojnë. CalcioMercato raporton se verdhekuqtë janë gati të ofrojnë shërbimet e njërit prej dy lojtarëve të tyre.
I pari është Cengiz Under. Turku është huazuar te Leicester City këtë sezon dhe ka treguar se mund të përshtatet me Premier League. Alternativa tjetër është Amadou Diaëara, që luan në të njëjtin pozicion me Xhakën. Mesfushori qendror shihet si më tundues për Arsenalin. /abcnews.al