Jose Mourinho do t’i përgjigjet negativisht propozimit që i është bërë nga federata portugeze e futbollit.
Kështu raporton sot edicioni italian i Skysports në një publikim përkatës, duke përcjellë informacionin se portugezi është nën presion, por edhe kështu nuk është i bindur.
Siç thuhet në botim, Mourinho është i vendosur t’i qëndrojë besnik Romës dhe të përqendrohet ekskluzivisht tek skuadra për të kërkuar gjithçka që mundet me të.
Portugezi madje pritet që në periudhën e ardhshme të ketë një takim me presidentin e federatës së futbollit të vendit të tij në të cilin ai do t’i përcjellë atij synimin që të mos përfshihet tani, por të lërë të hapur mundësinë që diçka e tillë të ndodhë më vonë në mënyrë që ai të mund të ulet në stolin e Portugalisë në Botërorin e ardhshëm. /G.D abcnews.al/