Jose Mourinho thur elozhe për Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci, pas finales së EURO 2020 që Italia e fitoi kundër Anglisë. Kapiteni i “Axurrëve” u bë protagonist me një mbajtje që i bëri Saka, kurse tjetri shënoi golin e barazimit.
“Ajo që Chiellini bëri me Saka tregon gjithçka. Ai bëri aty gabimin e vetëm të ndeshjes dhe Saka po shkonte, por i tha ‘Ju nuk do shkoni, ju qëndroni këtu me mua, fanella është e imja dhe nuk do ikni’. Ai e di çfarë bën”, tha fillimisht për Talk Sport “Specal One”.
? “What Chiellini did with Saka shows everything. This is a top defender.”
?? “Chiellini and Bonucci should got to university and give lectures on how to be a central defender.”
José Mourinho hails #ITA’s defensive partners Bonucci and @Chiellini pic.twitter.com/PwUL9aY89h
— talkSPORT (@talkSPORT) July 12, 2021
Më tej ai shtoi: “Ky është një mbrojtës i nivelit të lartë, ‘top’, dhe një djalë shumë i zgjuar. Luaja kundër Juventusit me Manchester United disa sezone më parë në Ols Trafford dhe thashë diçka të tillë: ‘Këta dy djem duhet të shkojnë në Universitetin e Sporteve dhe të japin leksione si të bëhesh mbrojtës qendre’.
Edhe pas disa viteve ata janë akoma në gjendje ta bëjnë këtë. Ndoshta Chiellini nuk është në gjendje ta bëjë diçka të tillë çdo tre ditë dhe ka nevojë për ndonjë pushim, ndonjëherë pëson ndonjë dëmtim ët vogël siç ndodhi në fillim të Europianit, por ata të dy janë të përgatitur gjithmonë për nivelin më të lartë”. /abcnews.al