Tottenham ka nisur punën për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm dhe ditën e sotme është zyrtarizuar një lëvizje. Bëhet fjalë për një rinovim, të një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.
LEXO EDHE: “Hej, është vëllai im!”, Eric Dier kapet keq me tifozin pas ndeshjes (VIDEO)
Eric Dier, mesfushori që është pjesë e “Spurs” prej verës së vitit 2014, ka nënshkruar deri më 30 qershor të vitit 2024. Tottënham e blindon kështu futbollistin e kombëtares së Anglisë.
✍️ We are delighted to announce that @ericdier has signed a new contract with the Club which will run until 2024!#THFC ⚪️ #COYS
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) July 21, 2020
“Objekti im është i qartë, ashtu sikurse i trajnerit: të përpiqem të fitoj trofe për klubin. Trajneri, trofetë e tij dhe mentaliteti i tij për të fituar, janë diçka e madhe për mua”, ka thënë pas hedhjes së firmës në kontratë, futbollisti 26-vjeçar i Tottenham.
Londinezët e blenë Dier nga Sporting Lisbone për të luajtur në mbrojtje, por ai u zhvendos në mesfushë dhe shumicën e ndeshjeve i luajti në atë repart. Kohët e fundit, anglezi po luan sërish në prapavijë. /abcnews.al