Trajneri portugez José Mourinho është një nga trajnerët në listën e Newcastle për të zëvendësuar Steve Bruce.
I pyetur për këtë në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Juves, trajneri i Romës pretendoi se kishte një “lidhje emocionale” me klubin dhe me tifozët .
Arsyeja për këtë është se gjatë viteve 1990 ai punoi për shumë vite me Sir Bobby Robson, legjendë e stolit të ‘zogjve’.
Ai e shoqëroi atë gjatë fazave të tij në Sporting Lisbon, Porto dhe Barcelona, së pari si përkthyes dhe më pas si asistent. Sigurisht, ai vuri në dukje se “nuk ka asgjë më shumë se kaq dhe se ai është shumë i lumtur dhe 100% i fokusuar te Roma. /abcnews.al