Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Motrat binjake dashurohen me dy vëllezër binjakë, të gjithë vendosen për të jetuar në një shtëpi

schedule18:05 - 15 Nëntor, 2021

schedule 18:05 - 15 Nëntor, 2021

Motrat binjake 25-vjeçare Venessa dhe Kerissa, të cilat punojnë si trajnere personale ishin gjithmonë të afërta me njëra tjetrën. Një mik i tyre i përbashkët i prezantoi me dy binjakë beqarë dhe të dy palët patën një tërheqje të menjëhershme.

“Unë dhe motra ime u rritëm si mikesha të mira dhe ishin gjithmonë pranë njëra tjetrës. Askush nuk na njeh si e njohim ne veten. Kemi një lidhje të veçantë me njëra tjetrën. Por nuk e kishin imagjinuar kurrë se do të dashuroheshim me dy binjakë”, shprehet Vanessa.



Ato u takuan me dy vëllezërit 29-vjeçarë Jacob dhe Lucas Sealby në qershor të vitit të kaluar në qytetin e tyre të lindjes në Medford, Oregon, SHBA. Pas tre muajsh lidhje të katërt vendosën të hidhnin një hap në lidhjet e tyre dhe vendosën të jetonin bashkë.

Të katërt kalojnë shumë kohë bashkë dhe shfaqen jo pak herë në publik duke tërhequr vëmendjen e njerëzve që magjepsen nga historia e tyre e veçantë. “Na kanë thënë se është sikur të shohim dy herë të njëjtin çift”, shpjegoi Vanessa. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!