Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Motra u mundua të shpëtojë vëllanë, dy fëmijët shqiptarë mbyten në lumë

schedule07:54 - 25 Dhjetor, 2019

schedule 07:54 - 25 Dhjetor, 2019

Një tragjedi ka ndodhur në Francë ku një fëmijë 5 vjeç dhe një tjetër 2 vjeç u mbytën duke luajtur pranë lumit.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Moingt të Francës, ujërat e të cilit e kanë rritur nivelin kohët e fundit nga shiu i fortë.

Nëna 35-vjeçare nga Kosova ishte duke ngrënë me fëmijët në një restorant fast-food, përpara se të dilte shëtitje me fëmijët për të luajtur pranë lumit në Montbrison.



35-vjeçarja ka treguar se në fillim në ujë ka rënë vëllai, ndërsa motra e tij e cilia u përpoq ta shpëtonte nuk ia doli dhe për pasojë u mbyt edhe ajo.

Ndërkohë në ujë për të shpëtuar fëmijët është hedhur edhe nëna e tyre, por nuk ka arritur t’i kthente në jetë. Ajo ka lajmëruar njerëzit përreth që të njoftojnë shërbimet e urgjencës edhe pse ishte shumë vonë për të shpëtuar jetën e vogëlushëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!