Një vit më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, afro amerikani George Floyd u vra nga një agjent policie, duke shkaktuar protesta në të gjithë botën. Në 1 vjetorin e vdekjes së tij, Bridgett Floyd bojkotoi takimin në Shtëpinë e Bardhë me Joe Biden, duke akuzuar presidentin amerikan se nuk ka mbajtur premtimin për reformimin e policisë.
Por sipas mediave, ligji është bllokuar në kongres. Motra e afro-amerikanit të vrarë nga policia një vit më parë, tha se kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk e ka firmosur atë reformë duke mos mbajtur premtimin. Bridgett zgjodhi të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në Mineapolis në një vjetorin e vrasjes së tij.
Ligji federal që prek të gjitha shtetet amerikane dhe që Biden dhe partia demokratike duan të miratojnë sa më shpejt të jetë e mundur, quhet “George Floyd Drejtësia në Aktin e Policisë”, dhe është një reformë e gjerë që rregullon aktivitetet e policisë në këndvështrime të ndryshme.
Ndalon sjellje të konsiderueshme të rrezikshme, si për shembull teknikat për bllokimin e të dyshuarve duke ushtruar presion në qafë. Por dhe ndalimin e mandateve të kontrollit pa lajmërim të mëparshëm.
Ligji parashikon dhe krijimin e një regjistri kombëtar të agjentëve të policisë që kanë sjellje problematike si dhe ndalojnë profilizimin fetar apo racial të të dyshuarve./abcnews.al