Motoristë nga gjithë Evropa në Pogradec. Rikthehen me Vespat e tyre për herë të dytë në Shqipëri

schedule15:50 - 31 Maj, 2023

schedule 15:50 - 31 Maj, 2023

Jane motoristë nga e gjithe Evropa. Ne Shqiperi i sjell edicioni i 17-të i “Giro di tre mari”

Quhet i tillë pasi prek tre dete, Adriatik, Jon dhe Mesdhe. Me motoret Vespa dhe Lambreta shumica prej tyre rikthehen për të dytën here.

Sinkron anglezi:  Hera e pare ishte ne vitin 2018, ishim rreth 200 vete. Kaluam shume mire. Pas heres se pare une kam ardhur ne Shqiperi 5 apo 6 here. Nese njerezit do te vijne ketu me motora jam I sigurt qe do te rikthehen me familjet e tyre dhe kjo eshte menyre e mire promovimi per Shqiperine. Ushqimi eshte i mire per njerezit kam respect.

Turin e nisën nga Durrësi ndërsa të merkuren ndaluan në Pogradec.

Sinkron Italiani Kemi qe dje ne Pogradec. Ky eshte nje edicion special. Sot do te kemi dy eskursione ne Oher rreth liqenit dhe me pas ne qytetin e Korces e ne Voskopje. Ka motorist nga e gjithe italia, po ashtu nga zvicra, anglia e gjermania. Shqiperine e njoh shume mire prej vitesh. Ishte kerkese e motoristeve qe ky edicion te zhvillohej ne Shqiperi.

Ata që vijnë për hërë të parë shprehen te befasuar nga mikpritja, natyra e ushqimi.

Sinkron Eshte argetuese te ngasesh motorin ketu sepse peisazhi eshte I bukur, ke cfare zbulon, eshte ndryshe nga vendet e tjera. Shqiperia ende nuk eshte zbuluar nga gjermanet, do e ndaj kete experience me miqte e mij.

Në “Giro di tre mari” këtë vit morrën pjesë rreth 160 persona te pas vespave dhe Lambrettave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!