Një 16-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti në Ballsh, ndërsa shoku i tij me të cilin po udhëtonte me motor, 18-vjeç ka mbetur i plagosur pas përplasjes me një makinë tip “Ford”.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:05 te kthesat e Visokës.
Sipas policisë, E. S. 34 vjeç, banues në Ballsh duke drejtuar makinën tip “Ford” në vendin e quajtur “Ura e lumit” është përplasur me motorin ku udhëtonin A. H. 16 vjeç dhe L. A. 18 vjeç, të dy banues në Belishovë.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 16-vjeçari, ndërsa 18-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë që është shoqëruar në komisariat drejtuesi i makinës dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ db/ Abcnews.al