Një aksident është regjistruar këtë të dielë në kryeqytet.
Drejtuesi i motorit L.Dh 23 –vjeçar ka goditur nga pas një kamion dhe për pasojë ka mbetur i lënduar.
Mësohet se 23-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Sakaq grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Tiranë/Informacion paraprak
Në Unazë të Re, pranë Liqenit të thatë, mjeti motorr me drejtues shtetasin L. Dh., 23 vjeç ka goditur nga pas mjetin kamion me drejtues M. Ll. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit shtetasi L. Dh, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/abcnews.al/