Një aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur pasditen e kësaj të dieleje (01.11.2020) në Sarandë.
Një motor është përplasur me disa bagëti të imta në vendin e quajtur “ Ura e Bogatit” në aksin rrugor Shkallë-Livadhja.
Si pasojë e kësaj përplasje është dëmtuar drejtuesi i motorit, 67-vjeçari L.L., i cili ndodhet në spitalin e Sarandës në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa ka mbetur i plagosur pasagjeri, 52-vjeçari F.P., ky i fundit jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkallë– Livadhja, në vendin e quajtur “Ura e Bogazit”, një motomjet është përplasur me disa bagëti të imta, si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi L.L., 67 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Sarandës, në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pasagjeri shtetasi F.P., 52 vjeç, ky i fundit jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
n.d./abcnews.al