Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Tre Dëshmorët” në Tiranë. Një motor me drejtues K.N., ka përplasur një këmbësore 75-vjeçare e cila u dërgua në spital ku tashmë ndodhet në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë që drejtuesi i motorit u shoqërua nga uniformat blu.
“Më datë 20.10.2020, rreth orës 17:40, në rrugën “Tre Dëshmorët”, mjeti motorr me drejtues K.N., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen V.Z.,75 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.6, për veprime të metejshme. Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./mv. abcnews.al