Motori përplas këmbësoren në Tiranë, 51-vjeçarja përfundon në spital

schedule18:48 - 13 Nëntor, 2020

schedule 18:48 - 13 Nëntor, 2020

Një drejtues motori ka përplasur një këmbësore në Tiranë. Njoftohet se I.Xh., ka aksidentuar 51-vjeçaren M.M., e cila për pasojë ka përfunduar në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40, në Kombinat.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. s.b/abcnews.al/