Motori përfundon poshtë autobusit në Kuçovë, plagoset rëndë drejtuesi

schedule12:26 - 20 Shkurt, 2022

schedule 12:26 - 20 Shkurt, 2022

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në aksin Dimal-Kuçovë. Një autobus, me targa AA 359 AZ dhe një motor me targa AS 085, janë përplasur fort dhe për pasojë motori ka përfunduar poshtë rrotave të para të autobusit.

Mësohet se autobusi që drejtohej nga Luan Plaku vinte nga Kuçova në drejtim të Dimalit dhe është kthyer në rrugë për të parkuar, ndërkohë që motori që drejtohej nga i riu Esjan Llozgari qarkullonte nga Dimali në drejtim të Kuçovës.

Si pasojë e aksidentit të rëndë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, Esjan Llozgari, i cili është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të policisë rrugore,të cilët po kryejnë kqyrjen e vendit të aksidentit, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e tij. /abcnews.al