Marc Marquez nuk e ndal askush. Kampioni i botës në fuqi në MotoGP ka siguruar fitoren e radhës. Piloti i Hondës e ka mbyllur i pari çmimin e madh të Aragonit në Spanjë, ndërsa podi u kompletua nga Andrea Dovizioso i Dukatit dhe australiani Jack Miller.
Pas tyre u renditën Maverick Vinales i Yamaha dhe Quarartaro, ndërsa Valentino Rossi e mbylli garën në vend të tetë. Dominim total i spanjollit Marquez, i cili i afrohet gjithnjë e më shumë titullit kampion të radhës.
26-vjeçari synon të fitojë sa më shpejt titullin e gjashtë kampion. Ai kryeson renditjen e përgjithshme me 300 pikë i ndjekur nga Doviciozo me 202 dhe Alex Rins me 156 pikë. Gara e radhës do të zhvillohet në Tailandë me 6 tetor. /abcnews.al