MotoGP: Alex Rins triumfon në Aragon, Quartararo lë kreun për Joan Mir

schedule16:40 - 18 Tetor, 2020

schedule 16:40 - 18 Tetor, 2020

Ditën e sotme u zhvillua Çmimi i madh i Aragonit në MotoGP, ku fitues u shpall piloti i Suzukit, Alex Rins. Spanjolli arriti në finish më shpejt se garuesit e tjerë, ku duhet theksuar se fundi i garës kishte shumë emocione.

Në vendin e dytë u rendit piloti i Hondës, Alex Marquez, ndërsa podiumin e mbyll garuesi tjetër i Suzukit, Joan Mir. Ky i fundit tashmë udhëheq kampionatin, falë dhe gabimit të Fabio Quartararos.

Italiani e mbylli garën në vendin e 18-të, shumë larg pritshmërive. Ishte pikërisht një gabim i tij nga i cili përfitoi spanjolli i Suzukit dhe tashmë ai e shikon veten në krye. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!