dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në rrugën rurale Elbasan- Shushicë. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Byshek, kur drejtuesi D.P., 21 vjeç, duke drejtuar motoçikletën është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Xh.C., 53 vjeç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri i motoçikletës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Të dy të plagosurit janë banues në fshatin Shushicë, Elbasan. /abcnews.al