Dy shtetas të huaj, një gjerman dhe një austriak janë plagosur këtë të premte teksa udhëtonin me motoçikletë në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë.
Në vendin e quajtur Skërficë, 69-vjeçari gjerman, duke drejtuar motoçikletën, 300 metra në dalje nga tuneli për në Sarandë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motoçikletës dhe për pasojë motoçikleta ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga të motoçikletës janë dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri shtetasi austriak, 60 vjeç.
Të dy shtetasit janë dërguar për ndihmë mjeksore në Spitalin e Sarandës.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./abcnews.al