I ftuar në studion e ABC News, Roland Bejko, është shprehur se motivet e SHBA-së për ta shpallur Berishën “non grata” janë reale.
Sipas tij pas “Gërdecit” dhe aleancës me LSI, u pa qartë niveli i lartë i korrupsionit në vend.
Ai tha se ka tre mënyra për të larguar Berishën nga Partia Demokratike.
“Motivet për të shpallur Berishën “non grata” janë reale. Deri në 2008, ne pretendonim se kishim një qeveri të mirë. Nga Gërdeci dhe më pas aleanca me LSI, tregoi qartë që korrupsioni ishte në nivele të larta.
Si largohet Berisha?
- Të braktiset nga demokratët, proces që ka filluar.
- Nëpërmjet drejtësisë.
- Nëpërmjet zotit.” u shpreh Bejko.t/abcnews.al