Temperaturat e ulta dhe debora e cila ka nisur të bjerë në zonat malore ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve.Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ergys Verdho për ABC deklaron se më problematike situata paraqitet në zonën e Korçës dhe Dibrës për shkak të cikloneve të dëborës .Megjithatë ndërhyrja e kompanive kontraktore ka bërë që akset të jenë të qarkullueshme pa përdorimin e zinxhirëve.
“Në pjesën juflindore ka qenë depozitimi më i madh i reshjeve të borës, ku vlen për tu përmendur pjesa e Korçës dhe Ersekës’, shprehet Ergys Verdho, Drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar
Ndërkohë stuhia e ditës së djeshme duket se nuk ka shkaktuar bllokim të rrugëve kombëtare por vetëm dëmtim të disa tabelave sinjalizuese.
“Gjatë rrugëve nacionale nuk ka pasur asnjë ndodhi nga pjesa e erës, trafiku ka vijuar në mënyrë të rregullt”, shprehet ai.
Në vëmendje autoriteti rugor Shqiptar ka pasur edhe rrugët që lidhin zonat turistike .
Që prej disa ditëve Shqipëria është përfshirë nga moti i keq me temperatura të ulta duke sjellë prezencë ngrice dhe bore në akset rrugore.Nisur nga kjo autoriteti Rrugor Shqiptar i bën tthirrje drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdeshëm gjatë qarkullimit dhe të reduktojnë shpejtësinë.

