Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar shembje gurësh dhe dherash në aksin Lezhë-Ungrej. Mësohet se rreth 4 Km larg qendrës së fshatit Ungrej ka pasur rrëshqitje të tokës duke izoluar kështu banorët e nëntë fshatrave të kësaj Njësie Administrative.
Në këtë zonë ka pasur edhe herë të tjera rrëshqitje të tokës. /abcnews.al/