Reshjet e dendura kanë shkaktuar probleme në Elbasan.
Si pasojë kushteve të këqija atmosferike ka pasur prani të inerteve, gurëve në shumë prej akseve rrugore si dhe disa shembje në akset rrugore Elbasan-Qafë Thanë dhe Kryq Shirgjanit-Llixhe, (rruga e vjetër Elbasan-Gramsh).
Ndërkohë po punohet në aksin rrugor Gramsh-Porocan në të cilën janë raportuar shembje rruge duke krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve.
Ndërsa nga hidrocentrali i Banjës raportohen se po bëhen shkarkime me 50m3/sek, kështu që bashkë me prodhimin ka 200m3/sek shkarkime.
Si pasojë e shkarkimeve rreth 20-30 hektarë tokë bujqësore ndodhën nën ujë.
Situata mund të rëndohet ndaj specialistet e prefekturës Elbasan janë duke mbajtur nën monitorim situatën në fshatin Sulovë, për shkak se rrezikohet nga shkarkimet.
Gjithashtu si pasojë e shkarkimeve rrezikohen disa shtëpi e biznese.
/abcnews.al/